AUTO-TESTIM
30-09-09 09:43
Zhvillim i softuerit është proces i kompleks, i cili bëhet edhe më i komplikuar me rritjen e volumin e programit dhe sasisë së kodit, prej ku dalin edhe interaksione komplekse. Në Datalab para fillimit të vitit u deshtë të vendosim, si do të vazhdojmë përpara.Vendimi bie në atë se, a do të keni zhvillim të ngadalshëm (si ndonjëri prej konkurrentëve tanë) dhe zgjidhje stabile programatike, ose do të keni zhvillim të shpejtë dhe shfrytëzuesve tuaj do t’ju mundësoni përparësi në shfrytëzimin e zgjidhjeve moderne informatike, me rizik prej gabimeve individuale. Sigurisht se të gjithëve na është e ditur se programi, përshkrimi i funksioneve të të cilit përfshin > 8000 faqe, thjeshtë për një muaj nuk mund të testohet në mënyrë manuale. Vetë-testimi mund të paraqet optimizimin dhe funksionimin e të gjithave (përfshirë edhe disa cilësi të vjetra) pa gabime.
Para dy viteve filluam të investojmë në sistem për testim automatik, për të cilin përgatisim skenarë për testime, e mandej të njëjtat automatikisht fillojnë me punë. Anëtarët e ekipit për zhvillim fitojnë listë të testimeve në të cilët ekzistojnë gabime funksionale, të cilat mund të përmirësohen para lëshimit të krijimit të ri. Në nëntor 2008, në këtë sistem janë investuar mbi 250 mijë €, dhe deri në prill e kemi testuar funksionimin e tij.
Megjithatë, sot ndryshime në softuer nuk bëhen dhe kodi i programit nuk ndryshohet në krijimin e ri, nëse ajo nuk është shënuar në test skenarin përkatës, që kujdeset për kontrollin dhe punën e saktë.
Krijimin e skenarëve testues e intensifikuam dhe në këtë mënyrë ofrojmë zgjidhje më të mirë dhe më stabile programatike. Këtu është pasqyra e testeve të krijuara sipas muajve dhe fushave të ndryshme:
E qartë është se do të na nevojitet edhe një vit për mbulimin e përgjithshëm të funksionimit të PANTHEON me skenarë testues. Por edhe në këtë rast, versionet e reja janë më mirë të ndërtuara dhe me më pak gabime. Tani bëjmë testime ditore: gjatë natës 20 kompjuterë i zbatojnë të gjitha testet, ashtu që në mëngjes anëtarët e ekipit për zhvillim mund t’i shohin gabime.
A ju intereson se si funksionon ajo? Shikojeni prezantimin e Kristijanit. Me këto vegla, standardi dhe kualiteti i teknologjisë të cilën e shfrytëzojmë, ju afrohemi kompanive botërore softuerike. Rezultatet nga këto investime i shohim në zvogëlimin e dukshëm të shpenzimeve të punës, që në këto kohëra është shumë me rëndësi.
|