

Sistemi PANTHEON ERP i mundëson kompanive të rrisin prodhimtarinë duke e bërë në të njëjtën kohë më të lirë dhe duke siguruar që ato i liferojnë produktet e porositura në kohë. Duke përdorur atë, kompanitë prodhuese pavarësisht madhësisë së tyre mund të bëjnë uniformim të të dhënave dhe lidhje të proceseve kruciale me që gjë ato shkurtojnë kohën e kaluar prej pranimit të porosisë deri te liferimi.

|
Prodhimtaria e thjeshtë PANTHEON SE • Përkrahje për tipe të ndryshme të punësimit • Punë e thjeshtësuar me faturat e materialeve (FM) • Përdorimi i urdhrave të punës në aktivitetet e shërbimit • Raportet e dokumentuara të formuluara sipas kriterit të punës • Numri serik & gjurmimi i ngarkesës • Veglat analitike
|
Prodhimtaria duke përdorur planifikimin
PANTHEON MF
• Faturat e materialeve (FM) me alternative
• Kalendarë me përdorim të avancuar të punës
• Burimet dhe nënkontraktuesit
• Urdhëra të punës për procesim të avancuar
• Planifikimi i burimeve materiale (PBM)
• Analizimi i prodhimtarisë dhe punës së përfunduar
|


|
PANTHEON përkrah të gjitha procesed e përdorura në prodhim:
|
Shtojcat dhe avancimet
PANTHEON MT 
| Shtojcë për futjen e punës dhe materialit qelitë individuale të prodhimit. |
|


| Shembull i vërtet - Regeneracija d.o.o. Regeneracija d.o.o. prodhon materiale dhe shtresa plastike. Ata shesin materiale plastike, shtresa dhe parket si dhe mallra të tjera. Kompania ishte… Për më shumë informata shihni |
Shembull i vërtet - Montavar Metalna Nova d.o.o.
Montavar Metalna Nova d.o.o. është një kompani që po rritet shpejt në industrinë e prodhimit të çelikut (dizajnimin dhe prodhimin e makinave si dhe… Për më shumë informata shih
|
Shembull i vërtet - Niro steel d.o.o. Kompania merret me prodhimin e produkteve nga çeliku i pandryshkshëm të cilat ata i marrin në formën e pllakëzave të çelikut. Këto pastaj prihen në nën-produkte që të përdoren në porosi konkrete...Për më shumë informata shih
|

Përparësitë për prodhimtarinë e thjeshtë
Përkrahje për lloje të ndryshme të punësimit
Automatikisht të kalkulohen pagesat që bazohen në karakteristika të ndryshme të punonjësit: Qytetarë – Shtetas i BE-I huaj, me orar të plotë-kontraktues i jashtëm – student, etj.
Punë e thjeshtësuar me Faturat e Materialeve (FM)
Procesim më i thjeshtë i urdhrave të punës në bazë të faturave të krijuara të materialeve (FM).
Përdorimi i urdhrave të punës në aktivitetet shërbyese
Menaxhimi i urdhrave të punës po ashtu edhe për aktivitetet shërbyese kur ndodhë konsumimi i materialit dhe kur nevojitet puna. Në këtë mënyrë ju do të keni një parashtrim të konsumimit të materialeve dhe punës së nevojshme edhe në departamentet e shërbimit. Dhe e gjithë kjo do të përfshihet në faturën e shërbimeve.
Raportet e dokumentimit sipas kritereve të përdorura të punës
Duke përdorur raportet ju mund të monitoroni kalkulimet e raportit, urdhrat e punës dhe analizimin e kostove. Po të njëjtat të dhëna mund të eksportohen në formate të ndryshme (MS Word, MS Excel, .pdf, .gif).
Numrat serik & Gjurmimi i ngarkesës
Prodhoni produkte ose integroni komponentë të cilave do t’ju caktohet numri serik. Duke përdorur PANTHEON, në çdo kohë ju mund të merrni informata se kur dhe ku është një produkt apo komponentë e caktuar.
Veglat analitike
Duke përdorur vegla analitike të performancës së lartë, ju po ashtu mund të njoftoheni me çfarëdo gabimi të mundshëm që kanë ndodhur në projektet e mëparshme. Në bazë të fakteve të vlerësuara siguroni performancën më të mirë në projekte. Për më shumë informata shih temën e avancimit të ZEUS. 
Përparësitë për prodhimtarinë duke përdor planifikimin
Faturat e Materialeve (FM) me alternative
Në rast të vonesës së liferimit ose nëse materiali nuk furnizohet fare, ju mund të përdorni zgjedhje alternative dhe përshtatja fleksibile të faturave të materialeve (FM) siguron që projekti do të kompletohet në kohën e duhur.
Përdorim i avancuar i kalendarëve të punës
Krijoni kalendarin e juaj të punës për departamentin individual të prodhimit. Në këtë mënyrë ju mund të kaloni nëpër zyrë të ndryshme të degëve duke marrë në konsideratë kohën valide të punës atje dhe të mundësoni menaxhim autonom. Për shembull: një degë me impiant prodhimi që është jashtë vendit e përdor kalendarin e saj të punës që i konsideron të vlefshme festat kombëtare atje.
Burimet dhe nënkontraktuesit
Mund të fusni burimet për operime indiviuale për urdhrat e punës. Kjo do t’ju mundësoj juve një pasqyrim më të mirë dhe kontroll mbi burimet specifike edhe në kompaninë kryesore si dhe me nënkontraktuesi, me të cilat ju do të arrini transparencë më të mirë të mundshme të operacioneve.
Procesim i avancuar i urdhrave të punës
procesi i urdhrave të punës përmban funksione të shumëfishta të avancuara, të vetme ose sipas grupeve. Ju mund pastaj, t’i bashkoni ose t’i ndani në tërësi komplete të pavarura dhe t’i aranzhoni sipas afateve të fundit, etj.
Planifikimi i burimeve të materiali (PBM)
Në çfarëdo momenti është një optimum i sasisë së stoqeve në dispozicion për ju duke shfrytëzuar planifikimin e burimeve të materialit. Në këtë mënyrë do të keni një paraqitje më të mirë për proceset individuale të prodhimit dhe në të njëjtën kohë mund të largoni vështirësitë që ngjajnë në mes të fazave individuale në prodhimtari.
Veglat analitike
Duke përdorur vegla analitike të performancës së lartë, ju po ashtu mund të njoftoheni me çfarëdo gabimi të mundshëm që kanë ndodhur në projektet e mëparshme. Në bazë të fakteve të vlerësuara siguroni performancën më të mirë në projekte. Për më shumë informata shih temën e avancimit të ZEUS. 
Qeli individuale të prodhimtarisë - PANTHEON MT
Procesi i prodhimtarisë është ofruar më afër vendeve të punës në qelitë individuale të prodhimtarisë me përdorimin e PANTHEON MT, ku shkëmbimi elektronik i dokumenteve ka zëvendësuar lëvizjen e dokumenteve në letër që është përdorur deri më tani.
Duke përdorur dokumentacionin elektronik të punës, transparenca dhe produktiviteti janë rritur dhe janë zvogëluar kostot e kontabilitetit dhe e fundit por jo më pak e rëndësishme, gabimet ndodhin shumë më rrallë.
PANTHEON MT përmban funksionalitet në vijim:
Qarkullimi i shpejtë i informacioneve së bashku me monitorim transparent të dokumentacionit janë të rëndësisë vitale për një kompani. Shumë kopani prodhuese përjetojnë problem më së shumti në linjën e lokacioneve të prodhimit <-> qelinë e prodhimit, ku gjithashtu është ë nevojshme bërja e dokumentacionit. Në të shumtën e rasteve behet në letër dhe ka mjaftë mungesa, tipike e një dokumentacioni të tillë. Deri në atë masë sa që nuk është transparente dhe kështu shkaktimin e mundësisë më të madhe të gabimeve dhe së fundi kostoja e llogaritjes rritet jashtë proporcionit për shkak të hyrjeve të shumëfishta.
Për tejkalimin e problemeve të tilla, ne kemi zhvilluar PANTHEON MT, licencë kjo që largon të gjitha vizatimeve nëpër letra në letra klasike të dokumentacionit.
PANTHEON MT, promovon dokumentimin elektronik në qelinë e prodhimit më çka siguron transfer më të mirë të informacionit, reduktimin e mundësisë së gabimeve nga faktori njeri si dhe mundësimin e qasjes direkt ne dokumentacion nga kontabilistët, drejtorët dhe departamentet tjera.
PANTHEON MT përmban karakteristikat vijuese:
- Materiali i dhënë
- Materiali hyrës
- Rishikimi i seksionit të materialit të llogarisë prodhuese të materialit në urdhëresën e punës (WO)
- Rishikimi i konsumit të Materialit të dhënë në urdhëresën për punë
- Hyrja e punës së përfunduar
- Hyrja në punë
- Rishikimi i operacioneve të llogarisë së materialit prodhues në urdhëresën e punës (WO)
- Rishikimi i punëve në Urdhëresën për punë (WO)
- Hyrjet e punëve të mbaruara nga punëtorët
- Pranimi i produkteve
- Rishikim i pranimeve në Urdhëresën e Punës
- (një formë regjistrimi i punonjësve për operacione individuale dhe transfer automatik në Urdhëresën e punës (wo)

Pantheon ZEUS - Vegla Analitike dhe Inteligjencë për Biznes
ZEUS është një sistem modular i inteligjencës në biznes. Është i integruar në PANTHEON dhe përfshinë raportimin, analitiken dhe planifikimin për funksionet individuale të biznesit.
ZEUS synohet për menaxherët, planifikuesit dhe kushdo që ka nevojë për një mjet të fuqishëm për analizimin e proceseve brenda kompanisë. Është tepër i lehtë për t’u përdorur dhe e bënë të mundshme që të adaptoj funksionet për përdoruesit individual. Në këtë mënyrë, sistemi mund të adaptohet për nevojat e menaxherit, të cilit i duhen vetëm indikatorët dhe informatat kyce dhe financierët që kanë nevojë për informata të hollësishme, specifike.
Një shembull i përmbledhjes për menaxherin:
• Parashtrimi i punës së kryer
• Sa para kanë mbetur në artikujt e papaguar ose të mbyllur
• Të pranueshmet dhe të pagueshmet
• Rezultatet e punës mujore
• Shifrat e përafërta për borxhet dhe të pranueshmet
Në këtë mënyrë, menaxheri do të shoh vetëm informatat që janë të rëndësishme për të, derisa detajet mbesin për personelin përkrahës.
• Më shumë për ZEUS Inteligjencën Biznesore 
Shembulli i vërtetë - Regeneracija d.o.o.
Regeneracija d.o.o. prodhon materiale dhe shtresa plastike. Ata shesin materiale plastike, shtresa dhe parket si dhe mallra të tjera. Kompania është themeluar në vitin 1989. Pika depërtuese është arritur në vitin 2000 kur ata e lëvizën zyrën e regjistruar dhe u bën aktiv në tregjet e jashtme. Prodhimtaria u rrit dhe ata i zhvendosën aktivitetet e tyre më fuqishëm në marketing. Kompania e vogël që filloj me 7 punonjës me 60,000 EUR të ardhura. tani punëson 96 persona dhe ka 2.5 milion EUR të ardhura. Kompania ka vision të qartë dhe një rrjetë të gjerë të ekspertëve dhe është e përkushtuar në përmirësimet dhe zgjerim konstant.
Gjendja para zbatimit të PANTHEON
• Përdorimi i produktit të bazuar në DOS që është ofruar dhe zbatuar nga një pronarë i vetëm
• Kontabilitet manual, të dhëna të palidhura dhe dyfishin e punës
• Ne s’mund të përcillnim sasinë e shtuar të punës duke përdorur sistemin ekzistues. Nevoja për një program të ri, i cili do të na ofronte zgjedhje më të mira si dhe do ofronte klasifikim adekuat dhe sasi të qendrave.
Kërkesat e autoritetit kontraktues
• Sistem ERP
• Dizajn i azhurnuar i programit
• Pajtueshmëri me sistemet e tjera (aplikacionet, Interneti,…)
• Avancime të programit dhe tipareve
• Zhvillim i organizuar dhe strukturë përkrahëse
Gjendja pas zbatimit të PANTHEON
• Integrimi i tërë prodhimtarinë në PANTHEON (15 Pantheon MF edicione)
• Futje uniforme e të dhënave
• Kontroll më i mirë mbi operacionet e kompanisë dhe procesimit të shumë degëve – konsolidimet
• Rezultate transparente gjatë procesit aktual të punës
• Raportim automatik i rezultateve
• Procesim automatik i transaksioneve dhe komisioneve të tregtisë
• Analizim i të dhënave
• e-biznes me partnerët (eSlog)
• Mundësi për optimizim (stoqet, proceset e biznesit, transakcionet financiare) në bazë të të dhënave të regjistruara në PANTHEON.
Deklarata e kompanisë
»Rezultate operative janë përmirësuar dukshëm pasi që kemi zbatuar PANTHEON, në veçanti në kontabilitet, me 50%. Në informimin për shitjet janë përmirësuar me 70% dhe në logjistikë me 39%. Në të ardhmen, ne planifikojmë që të zbatojmë modulin e prodhimtarisë (edicionin MF) dhe sa më shpejtë që është e mundur edhe Analizat ZEUS pasi që ne bashkëpunojmë me një numër të degëve ku Analiza ZEUS do të mund të bënte punë më të lehtë ose do të na ndihmonte të kemi një kuptim më real të gjithë operacionet tona. «
Nataša Strupi – Departamenti i Analizave, Regeneracija d.o.o. 
Shembull i vërtet - Montavar Metalna Nova d.o.o.
Shembull i vërtet - Montavar Metalna Nova d.o.o.
Montavar Metalna Nova d.o.o. është një kompani që po rritet shpejt në industrinë e prodhimit të çelikut (dizajnimin dhe prodhimin e makinave si dhe montimin) dhe është njëra prej kompanive më të mëdha private në Slloveni. Kompania së bashku me filialet që janë të stacionuara jashtë vendit (Itali, Gjermani, Spanjë, Islandë, Serbi dhe Kroaci) punëson rreth 900 punëtore. Më shumë se 80% të prodhimit të tyre shitet jashtë vendit dhe produktet e tyre janë në dispozicion ndokund.
Gjendja para zbatimit të Pantheon
• Sistemi para PANTHEON: program i bazuar në DOS që përmbush nevojat në kontabilitet
• S’ka lidhje direkte në mes të llogarimbajtjes dhe kontabilitetit material
• S’ lidhje direkte në mes të zyrave të kompanisë- blerjeve-dizajnimit-prodhimit-kontabilitetit
• Përdorimi i veglave (MS Excell, MS Word, etj) kur janë dhënë faturat, kur janë bërë analizat, etj.
Kërkesat e autoritetit kontraktuese
• Një ERP sistem që ofron përkrahje për të gjitha proceset e biznesit të kompanisë;
• Vendosjen e lidhjeve në mes të llogarimbajtjes dhe kontabilitetit material;
• Vendosjen e lidhjeve në mes të zyrave të ndryshme të kompanisë (blerjes, dizajnit, prodhimtarisë, kontabilitetit) duke synuar që të bëhet uniformim i të dhënave dhe konsolidim i operacioneve;
• Mundësi për përgatitjen e raporteve të biznesit dhe analizave bazuar në të dhënat e lidhura të sistemit (analizat e qendrave të kostos, analizat e të hyrave dhe shpenzimeve)
Gjendja pas zbatimit të Pantheon
• Lidhja e të gjitha funksioneve të kompanisë;
• Informatat për proceset e biznesit në dispozicion Online informacije për të gjithë që janë përfshirë;
• Zbritje e kostos për mbajtjen e stoqeve tepricë – optimizim i biznesit
• Futje e të dhënave duke penguar paraqitjen e gabimeve
• Ndryshime e bëra funksionit të kontabilitetit në kompani – kontabilistët nuk janë më thjeshtë “makina futje” sepse funksioni është zgjeruar në kontrollin e biznesit
• Zgjerim në shumicën e fushave të biznesit – me zgjedhje vertikale për kërkesa specifike të kompanisë.
Deklarata e kompanisë
»Ne, në MONTAVAR Metalna Nova d.o.o jemi një kompani me rritje të shpejt nga fusha e industrisë së çelikut. Më shumë se 80% të të gjithë prodhimit shitet jashtë vendit. Mund t’i gjeni kudo. Duke përdorur PANTHEON dhe kryesisht me zbatimin e tij në proceset e biznesit të kompanisë ne po i afrohemi qëllimit që i kemi vendos vetes, dhe ai është, të lidhim çdo funksion të kompanisë dhe të ofrojmë informata online për të gjithë ata që janë të përfshirë në proceset e biznesit. Kostoja për mbajtjen e tepricës në stoqe ka rënë, që do të thotë që ne kemi pasur sukses në optimizmin e sistemit duke përdorur PANTHEON™.«

Shembull i vërtet - Niro steel d.o.o.
Kompania merret me prodhimin e produkteve nga çeliku i pandryshkshëm të cilat ata i marrin në formën e pllakëzave të çelikut. Këto pastaj prihen në nën-produkte që të përdoren në porosi konkrete gjysmë-produktet e depove dhe copëzat e pllakave të madhësive të ndryshme kthehen në depon e materialeve. Secili prej produkteve shënjohet me të dhëna për ngarkesën dhe cilësinë e materialit dhe për këtë arsye nevojitet 100% aftësi gjurmimi për materialin. Kjo ishte arsyeja kryesore bindëse për blerjen e pakos softuerike PANTHEON. Ato janë prezentë në tregjet Evropiane dhe Amerikane dhe në mënyrë më të vogël në tregjet e ish-Jugosllavisë.
Gjendja para zbatimit të Pantheon
• Kompania përdorte aplikacionin e bazuar në DOS duke e përdorur atë ata nuk mund të mbulonin të gjitha proceset e punës në kompani;
• Mungesa e një sistemi adekuat të ERP për përkrahjen e proceseve të punës;
• Mbajtja e serive të prodhimit në minimum ose madje edhe zbritja e tyre;
• Rreth 85% të produkteve ishin unike – paraqiteshin vetëm një herë;
• Rritje e befasishme e prodhimit në seri të vogla;
• Shtim i gjysmë-produkteve në stoqe;
• Rritje e shpejt në çmimin e materialit dhe marrëdhënie e përçarë në mes të punës dhe materialit në strukturën e çmimeve të shitjes;
• Shtim në numrin e konsumatorëve dhe nevojë pasuese për qasje të ndryshme në krijimin e listave të çmimeve;
• Kërkesa për monitorimin e materialit prej inputit në output (ISO 9001:2000, një autorizim për stampim me TÜV Bayern Sachsen 1996 ).
Kërkesat e autoritetit kontraktues
• Kompania Niro Steel ka kërkuar një sistem gjithëpërfshirës të ERP-së:
o Modifikime në procesin e biznesit dhe vendosjen e optimizimit
o Përkrahje adekuatë për informatat e biznesit për përdorim në proceset e biznesit
o Përkrahje cilësore pas zbatimit të produktit
Gjendja pas zbatimit të Pantheon
• Kompania ka adaptuar sipas kërkesave të konsumatorit: kohën e reagimit, afatet e fundit të liferimit dhe çmimin (kalkulimi i çmimit për produktet vetanake, mbajtja e çmimeve të shitjes ose pjesën e materialit të paraqitur në strukturën e çmimit në fazën e shitjeve);
• Për të siguruar fleksibilitet në bërjen e ndryshimeve të shpejta në listën e çmimeve si dhe adaptimi i tyre sipas cilësisë së materialeve, aliazhi i përdorur dhe puna e nevojshme;
• Duke pasur ndikim në kontrollimin e kostove direkte të kompanisë dhe kostove të ndryshueshme duke përdorur sistemin ERP;
• Me një menaxhim më transparent të materialeve, përpjesëtimi i materialeve në lëvizjen e stoqeve është shtuar dhe si rezultat ka zbritur lidhja e fondeve me gjysmë-produktet (kontrolla mbi materiale në stoqe dhe gjysmë-produktet, monitorimi i materialeve të përdorura në krijimin e produktit në lidhje me materialet e atestuara të furnitorit);
• Duke përdorur sistemin gjithëpërfshirës të ERP-së, menaxhmenti i kompanisë merr informata që përdoren në raportim si dhe informatat e nevojshme për rritjen dhe zhvillimin e kompanisë dhe në këtë mënyrë është më konkurrues në tregje; raportet për kërkesat e kompanisë dhe partnerët e jashtëm (vend, banka, pronarët…).
• Punonjësit mund të shfrytëzojnë kreativitetin në punë si dhe të kenë më shumë kohë në dispozicion për bashkëpunimin e tyre.
Deklarata e kompanisë
»Në fillim ne kemi adaptuar pjesën e menaxhimit të materialit të operacioneve tona, ashtu që është siguruar një sistem plotësisht funksional për përcjelljen e materialeve, monitorimin e stoqeve dhe rezervimin e materialeve. Ne kemi adaptuar skemën tonë, ashtu që tani gati të gjitha proceset – nga kalkulimet, ofertat, porositë, raportet e dokumentuara, menaxhimi i materialit, faturimi, transakcionet financiare dhe dosjet e punonjësve – me të cilat ne menaxhojmë punën dhe operacionet, mbulohen nga ky program. Si rrjedhojë, numri i njerëzve të punësuar në të ashtuquajturat departamente të administratës ka rënë në minimum dhe përcjellja e rrjedhës së materialit është optimizuar që si rezultat ka sjellë deri te rënia e stoqeve për më së paku 20%. Këtu do të mund të shtoja që ne kemi pas një auditim nga ana e një prej konsumatorëve më kërkues në Gjermani i cili konstant i kontrollon furnitorët. Pasi që ka parë pakon softuerike PANTHEON në veprim, ata kanë thënë që me siguri se kjo është një prej aplikacioneve më të mira që vijnë nga kjo fushë deri më tani (seksioni i materialeve) «.
Zdenko Čudn, Niro Steel, d.o.o.
|