Kontabilitet :: Datalab Albania
 

 
Një ERP për çdo lloj Biznesi
Tregti
Shërbime
Ndërtimtari
Prodhimtari
Kontabilitet
Institucione publike
Karakteristikat e PANTHEON-it
Solucionet për Partneritet
ONLINE Demo
Çmimet dhe Blerja
 
Path:  Datalab Kosova > PANTHEON-i > Një ERP për çdo lloj Biznesi > Kontabilitet

Accounting

Për disa vite, ne kemi punuar me firmat e kontabilitetit me qëllim që t’ju ofrojmë konsumatorëve tonë sistem të TI-së për biznes të cilësisë më të lartë të mundshme, që do të ofronte çdo gjë që do t’i nevojitej një firme kontabiliteti për të kryer punën e saj me çmimin më të ulët të mundshëm.


Përparësitë për firmat e kontabilitetit

  • Më pak rreziqe dhe frekuencë më e ulët e gabimeve
  • Futje e njëhershme e të dhënave
  • Operacione të përshpejtuara
  • Parashtrim direkt i bilancit të tanishëm të klientëve
  • raporte ad-hoc të kontabilitetit
  • analitika financiare-korporate 

Disa funksionalitete kyçe...

  • Kalkulim automatik i listës së pagave
  • Formular për raportim te institucionet shtetërore
  • Importim elektronik i pasqyrave bankare
  • Faturim i thjeshtë
    Më shumë...




Veçanërisht i përballueshëm për firmat e vogla të kontabilitetit

Hostim – Përdorni sistemin e TI-së PANTHEON nëpërmes të internetit, pa implementim ose server të dedikuar!

 



Certifikatat:

  • Certifikata e përshtatjes me Standardet ndërkombëtare për Raportimin Financiar (IFRS)
  • Certifikata e pajtueshmërisë me Standardet Sllovene të Kontabilitetit (SAS)
  • Certifikata e pajtueshmërisë me Shoqatat për Auditimin dhe Kontrollin e Sistemeve Informative (ISACA)

Dëshmi të përdoruesëve

 

 Mr. Aleksander Vegelj,

T&T AOP d.o.o.

 

 

 

 

Mr. Drago Bučar,

Biro Bonus d.o.o.

 

 

 

Mrs. Joža Ajdič,

Standardi i Kontabilitetit Joža Ajdič

Studimi i Rastit Biro bonus
 
Në vitin 2001 ne kemi zbatuar operacionet e biznesit me sistemin e TI-së Datalab PANTHEON. Ne kemi trajnuar të gjithë punëtorët tonë që të punojnë me PANTHEON, që zgjati gati një muaj...


Kuptoni më shumë...


Përparësitë për firmat e kontabilitetit


Më pak rreziqe dhe frekuencë më e ulët e gabimeve

Më pak futje e të dhënave dhe shkalla ulët e futjes manuale të të dhënave, siguron që gabimet do të jenë minimale.

 

Futje e njëhershme e të dhënave

Mos humbni kohën me futje të panevojshme të të dhënave. Punoni me konsumatorët e tuaj njëherësh në të njëjtën bazë të të dhënave dhe mbani që të gjitha informata tuaja në një vend.  Në këtë mënyrë, ju nuk keni nevojë të brengoseni që të dhënat tuaja do të jenë jo komplete dhe nuk do të keni qasje në to për shkak të fragmentimit.

 

Operacione të përshpejtuara

Postoni automatikisht faturat e lëshuara dhe pranuara, kontot e TVSH, listën e pagave, udhëtimet dhe të pranueshmet tjera personale, prodhimtarinë dhe konsumimin e materialit.

 

Parashtrim direkt i bilancit të tanishëm të klientëve

Mundësoni konsumatorëve të shohin raportet drejt për së drejti nga kompjuteri i tyre. Konsumatorët kanë bazën në dorë dhe nuk ka nevojë të thërrasin kontabilistët e tyre që për shembull të shohin shpenzimet apo raportet financiare. Në këtë mënyrë ju do të kurseni kohën që do ta kishit shpenzuar duke ju raportuar konsumatorëve.

 

Raporte ad-hoc të kontabilitetit

Duke përdorur një procedurë të thjeshtë, ju mund të përdorni raportet e kontabilitetit që do të përmbyllin të gjitha informacionet kyçe të kërkuara nga klienti i juaj.

 

Analitika financiare-korporate

Fokusoni aktivitetet tuaja në planifikimin e vendimeve për biznes dhe konsultimin financiar apo korporativ.  Vegla e fuqishme analitike, e bënë të mundshme që të nxirrni më shumë nga të dhënat tuaja thjeshtë duke futur të dhënat dhe duke përmbushur kërkesat ligjore.


Çfarë përmban Kontabiliteti PANTHEON?



PANTHEON përkrah librin e përgjithshëm të llogarive i kushtuar kontabilistëve dhe mundëson postimin automatik dhe manual të ngjarjeve e të biznesit.  Shumica e postimeve krijohen automatikisht duke përdorur shabllonët e paradefinuar. Nën librat e llogarive, janë integruar tërësisht në librin e përgjithshëm të llogarive, pa dyfishim të shënimeve.  Postimi bëhet edhe më i lehtë nëpërmes të shfrytëzimit të çelësave distribues nga shabllonët e para definuar.

Në program është përfshirë plani bazë kontabël.  Normalisht, ai mund të plotësohet dhe të ndryshohet, si edhe shabllonët e para definuar për postim automatik.

Menyja për Raportet Financiare, ju mundëson që të përgatitni raporte të ndryshme të pasqyrave të bilancit dhe pasqyrave për humbjen e profitit sipas periudhës, departamentit, qendrave të shpenzimeve dhe krahasime me periudhat e mëparshme edhe në valutën lokale si dhe të huaja.

Raportet përmbledhëse  të postimeve automatike shënime të pa balancuara të ditarit janë po ashtu shumë të dobishme, pasi që ato zbulojnë postet e pa balancuara.  Programi përkrah po ashtu, mbylljen automatike të klasave 4 dhe 7 sipas departamentit dhe qendrave të shpenzimeve dhe përgatitjen automatike të shënimit të ditarit për postim në librin përgjithshëm të llogarive.  Menyja për Mbylljen e Vitit të Punës, po ashtu mundëson që automatikisht të krijonin hapjen dhe mbylljen e shënimeve në ditar.

 

 

Funksionalitetet e PANTHEON – Kontabilitetit

 

  • Praktikisht numër infinit i llojeve të dokumenteve të shënimeve në ditar me setinga
  • A practically infinite number of journal entry document types ëith default posting settings
  • Integritet i tërsishëm i nënlibrave të llogarive me librin e përgjithshëm të llogarive , pa dyfishim të futjes së të dhënave
  • Postim automatik i faturave të lëshuara dhe atyre të pranuara, kontot e TVSH, listën e pagave, udhëtimet dhe të pranueshmet tjera personale, prodhimtarinë dhe konsumimin e materialit
  • Kontoja e subjektit në valutën lokale dhe të huaj
  • Parashtrim i të gjitha postimeve në librin e përgjithshëm të llogarive/konton e subjektit me mundësi për filtrim sipas kontos, datës, llojit të dokumentit, partnerit të biznesi, numrit të dokumentit, etj.
  • Transfer automatik ose postim nga plani i mëparshëm kontabël në plani e ri kontabël dhe krijim i njëhershëm i shënimit në ditar posa të ndryshohet plani kontabël
  • Mbyllje automatike dhe përgatitje të shënimeve të ditarit për klasat 4 dhe 7
  • Hapje dhe mbyllje e shënimeve të ditarit në fillim dhe mbarim të viti të punës.
  • Ditarë të hollësishëm dhe përmbledhës të postuar sipas numrit të shënimit të ditarit, kriterit të datës, kontos dhe nëpunësit; në valutën lokale dhe të huaj
  • Raportet e kartelës së llogarisë bazuar në kriterin e përzgjedhjes; për një konto ose konto të shumëfishta, datën e postimit, datën e TVSh-së, dokumentin, valutën lokale ose të huaj ose të dyja, në një numër të formularëve të ndryshëm.
  • Raporte SKV
  • Raporte përmbledhëse të shënimeve të pa balancuara të ditarit dhe postim automatik, lloje të tjera për raporteve përmbledhëse.
  • Bilance provë për një varg të caktuar të kontove dhe për një periudhë të caktuar, shtesat sipas kontove individuale, sipas llogarive kontrolluese, sipas llogarive të grupeve individuale dhe sipas klasave të llogarive
  • Parashtrime të para definuar, të ndryshueshme të bilancit
  • Parashtrime të bilancit sipas departamentit dhe qendrave të shpenzimeve në krahasim me periudha të tjera, etj.
  • Mundësin e transferimit automatik të pasqyrave të bilancit dhe pasqyrave të humbjes së profitit në AJPES, duke përdorur shabllonët prezent të raporteve. 

 

Pantheon dhe proceset e tjera të biznesit në Kompani... 

 


Shërbimi i Hostimit – Një zgjedhje financiarisht e përballueshme për firmat e vogla


Ne jemi të vetëdijshëm që disa firma të caktuara janë thjeshtë shumë të vogla që të zbatojnë tërësisht sistemin e TI-së.  Për kësi lloj përdoruesish, ne kemi përgatitur një zgjedhje speciale që është financiarisht e përballueshme -  shërbimet e hostimit.

Zhvillimi teknologjik e ka bërë të mundshëm që edhe firmat e vogla të kontabilitetit të marrin sistemin e Ti-së të PANTHEON-it pa pasur barrë të tepër financiare.  Operacionet e hostimit i lejon firmave të kontabilitetit që të lidhen me një server ku ruhen të dhënat nëpërmjet të internetit dhe të fillojnë punën.  E vetmja gjë që duhet për operacionet e suksesshme të biznesi është qasja në internet dhe licenca e PANTHEON-it.

Sistemi i TI-së bëhet një vegël kur ju lidheni në atë, përdoreni dhe e paguni sipas përdorimit.  Ky lloj i përdorimit është shumë i përballueshëm financiarisht dhe i sigurt dhe i besueshëm, dhe sistemi Panethoni përmban të gjitha funksionalitet.




Si funksionon hostimi

1) Shërbimi i kontabilitetit e dërgon aplikacionin në Datalab, që vendos lidhjen me ofruesin e hostimit

2) Datalab ofron shërbimin me PANTHEON

3) Firma e kontabilitetit transferon të dhënat e saja dhe bazën në serverin hostues

4) Puna nëpërmes të internetit mund të filloj menjëherë

 

Kjo në mënyrë drastike i zvogëlon shpenzimet operacionale të firmës së kontabilitetit, pasi që paguan vetëm qiranë për serverin hostues dhe klientin e Panethon.  Çdo gjë tjetër – blerja dhe mirëmbajta e serverëve, softueri, administrimi –ofrohet nga ofruesi i hostimit. Teknologjia fundit, garanton që shërbimet e hostimit janë stabile dhe të besueshme, dhe që informatat e tuja të vlefshme janë plotësisht të sigurta.


Rekomandimet e përdoruesve


T & T AOP d.o.o.

 

 

 

Pse PANTHEON?

 

1. Zhvillimi - PANTHEON përmirësohet vazhdimit. Vazhdimisht në versionet e reja sillen zgjedhje cilësore. Një numër i zgjedhjeve vertikale që i japin PANTHEON dimensione kuplet të reja - CMS, DMS, shitjet në terren...Libri i llogarive i dokumenteve të pranuara është fantastik për firmat e kontabilitetit dhe për çfarëdo klienti deri diku të madh – dokumentet në formë elektronike lidhen me futjen në PANTHEON menjëherë dhe gjithnjë.

 

2. Program i hapur – me pak imagjinatë dhe të menduar, ne mund të adaptojmë PANTEHON për çfarëdo aktiviteti, për kompanitë e të gjitha madhësive dhe shumë më shumë.  Në kompaninë tonë, ne kemi krijuar të dhënat për dorëzim, korrespodencën dhe monitorim cilësorë duke përdorur standardet ISO (zgjedhjet specifike, kushtojnë më së paku 10,000 EUR);dhe mbajmë të dhënat për punën e kryer nga konsumatorit, punëtori dhe lloji i detyrës... Nëse ne nuk kemi raporte të mjaftueshme në PANTHEON, ne i eksportojmë të dhënat në Excel për përpunim të mëtutjeshëm.

 

3. Automatizmi – Duke përdorur të gjitha automatizmat, ne kemi arritur efikasitet dhe saktësi shumë më të madhe të të dhënave.  Duke përdorur e-slog, ne ju kemi shmangur rifutje mënese të të dhënave.

 

4. Autorizimet – Duke ju falënderuar sistemit të mirë për autorizime, ne e kemi bërë të mundur për të gjithë konsumatorët tonë që të kyçen në bazën tonë të të dhënave nëpërmjet të serverit terminal dhe vetë të bëjnë një pjesë të hyrjeve dhe parashtrimeve.  Kjo na ka dhënë kohë shtesë, të cilën kohë ne e përdorim për kontabilitet, kontrollim raporte financiare... Shkurt, ne kemi tërhequr një vijë të qartë nis mes të llogari mbajtjes dhe kontabilitetit.

 

5. Online Kontabilitetit – Ne garantojmë përpunim ditor të të dhënave dhe raporte mujore financiare; shkurtimisht, ne praktikisht mund t’i zëvendësojmë kontabilistit brenda kompanisë për kompanitë deri me madhësi të mesme.

 

Unë jam njoftuar me PANTHEON që nga vitit 1997. Njëri nga klientët tanë e kishte këtë thënie: PANTHON ka 100 gabime.  Por është një program i mirë.  Programet e këqija kanë veç një gabim-që janë të këqija.

Në kompaninë tonë, ne kemi arritur efikasitet më të madh dhe si rezultat kemi pasur shtim më të madh të vlerës me PANETHON. Edhe për vet vetën edhe për konsumatorët tanë.

 

Z. Aleksander Vegelj

 

 

 

---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------


Standardi i llogari-mbajtjes Joža Ajdič s.p.

PANTHEON i ka që të gjitha, me ofruesit e tjerë duhet të bleni listën e pagave, asetet fikse dhe menaxhimin e udhëtimeve ndaras.  Në PANTHON, mbahet hapi me ndryshimet e ligjit, krejt çka duhet të bëni është të avanconi aplikacionin, për që gjë nuk faturoheni shtesë.  Postimi automatik është i lehtë dhe shënimet në ditar, janë gjithherë të balancuara.  Të gjitha raportet mund dt përcaktohen që t’ju përshtaten nevojave tuaja dje mund të eksportohen në Microsoft Office.

 

 Z. Joža Ajdič

Shihni dëshmitë e përdoruesve të PANTHEON!


Shembuj të vërtet - Biro Bonus d.o.o


 

 

 

Unë quhem Drago Bučar. Unë jam president i Shoqatës së Shërbimeve të Kontabilitetit të Dolenjska dhe Bela Krajina dhe drejtor i shërbimeve të kontabilitetit Biro Bonus. Dëshiroj të ndaj me ju përvojën që arrit kompania jonë kur zbatuam sistemin e Datalab PANTHEON.

 

Biro Bonus është themeluar me 1991.  Ne kemi përdorur programin tonë për punën tonë, që ishte i shkruar në DOS. Cdo gjë ka qenë e organizuar mire, po as afër mirë sa është sot. Në vitin 1999 ne jemi shpërblyer me certifikatën ISO 1900.  Në udhëzimet tona të cilësisë, ne kemi filluar me atë se synimi i kompanisë sonë është tranzicioni në operacionet e biznesit elektronik me IT e-kontabilitet.  Në vitin 2001, ne kemi zbatuar operacionet me sistemin e PANTHEON.

 

Ne kemi trajnuar të gjithë punëtorët tanë që të punojnë me PANTHEON, që ka zgjatur rreth një muaj për një punëtor. Së shpejti kuptuam që nevojitet trajnim edhe në anën tjetër – trajnimi i klientëve tanë për punë me këtë vegël të avancuar.  Ne kemi organizuar trajnim ku është dhënë mësim nga llogari-mbajtësi dhe kontabilistët.  Në një pasdite, ata kanë futur 150 dokumente dhe kanë vazhduar me postim praktik, ashtu që trajnimi ishte i shpejtë dhe i tërësishëm.

 

PANTHEON është i përshtatshëm për përdoruesin, pasi që menaxherët mund të fusin vetë të dhënat – të fusin dokumentet.  Ata mund të krijojnë analiza fillestare në çdo kohë, pas pasur një kontabilist.  Kontabilistët e bëjnë veç pjesën e tyre me 100% përdorim të të dhënave që i ka futur vet menaxheri.  Menaxherët nuk kanë më probleme me analiza të menjëhershme për operacionet e tyre të biznesit.  Në kompaninë tonë, ne përdorim metodën e punës me terminale – kontabilistët kyçen në bazën e të dhënave për partner dhe fillojnë punën.  Ne e përdorim PANTHON për punën tonë edhe nëse nuk e përdor klienti.  Kjo po ashtu paraqet përparësi pasi që futja në sistemin e TI-së është e lehtë dhe e njëhershme, e jo si kur të gjitha të dhënat futeshin individualisht në sistemin e postimit DOS.


DEMO
Download the fully-functional PANTHEON demo.

GET
PANTHEON
Get PANTHEON by purchasing, leasing, or renting.


Ndihmë dhe Përkrahje

 

Me qëllim të mundësimit të funksionimit sa më të lehtë, egziston on-line ndihma si dhe multi-tier përkrahje  nga partnerët tanë dhe ekspertëve të datalab-it.
Më shumë...



 


Ekspanzion shtesë i partnerëve tanë



Kontabilitet pa përdorim letre

 

Sistem për skanim të dokumentacionit

 

 

back
  Print       Send to a friend     Sitemap
   
  Datalab Albania Albania Europa Deklarata mbi Privatitetin  Njoftim Ligjorë  Trademarks    
EU (English) Srbija Makedonija
Slovenija Crna gora Bulgaria
Hrvatska Kosova Romania
BiH Shqipëria