

Institucionet publike
Duke e përdorur sistemin e PANTHEON ERP, institucionet publike mund të krijojnë operacione transparente në pajtueshmëri me legjislacionin valid. Në këtë mënyrë, institucionet publike mund të rrisin cilësinë e punës së tyre shumë lehtë.

Përparësitë për Institucionet publike:
- listë e posaçme e pagave që përdoret në sektorin e administratës publike (punonjësit e rregullt, drejtorët, personat e punësuar jashtë vendit);
- kontabiliteti i listës së pagave duke marrë parasysh karakteristikat specifike të sektorit publik;
- menaxhimi i të gjitha dosjeve të punonjësve;
- eksportimi i dosjeve në MS Office, PDF dhe formate të tjera
- vegla analitike të performancës së lartë.
Përkrahje për punën në personel dhe paga synohet kryesisht për institucionet publike.

PANTHEON tashmë përdoret nga
Universitetit Publik Krško

Personeli
Në PANTHEON, kujdes i veçantë i kushtohet menaxhimit të burimeve njerëzore, që shpesh është një fushë që nuk mbulohet nga sistemet e ERP-së. Dosjet personale të punëtorëve janë tema kryesore. Këtu ju mund të mbani të dhënat edhe për punonjësit rezident dhe ata jo-rezident, coftë nëse ata janë punësuar në baza të përkohshme. Ata mund të kryejnë punë studentore ose të punojnë si praktikantë. Këtu përfshihen edhe të dhënat për punëtorët e mëparshëm të përhershëm. Secilit punonjës i caktohet një e dhënë personale ku ju mund të futni të dhënat e tyre personale së bashku me informata për anëtarët e tyre të familjes dhe informatat për marrëdhëniet e mëparshme të punës. Këtu, po ashtu mund të gjenerohet historia e lëvizjes së punonjësit në kompani dhe në këtë mënyrë të monitorohen informatat për kohëzgjatjen e shërbimeve, planin e përshpejtuar të pensionimit, kohëzgjatja e shërbimit për pushim, historia e pushimit si dhe mungesat e tjera, informatat për të drejtën në pushime festash për secilin vit, ekzaminimet mjekësore dhe të dhënat tjera të detyrueshme në pajtueshmëri me Ligjin për Shëndetin dhe Sigurinë në punë, informata për nivelin e arsimimit dhe trajnimet e kryera me kostot përcjellëse.
Një seksion i veçantë përfaqësohet nga të dhënat për pagën e punëtorit, kontributin e tij/saj në sigurimin pensional vullnetar dhe sigurimin e detyrueshëm shtesë pensional si dhe informata për pagesat e ngritjes së pagave, anëtarësimet në unione dhe pagesat për shpenzimet e anëtarësimit dhe orarin e punës së punëtorit, etj... Secila pjesë e të dhënave mund të përdoret më vonë kudo në program.
Ekziston edh enjë modul që synon punësimin që mundëson monitorimin e aplikacioneve për pozitat e punës. Kandidatët që mbesin në bazën tonë të të dhënave si kërkues pune do të kontaktohen për ofertat e ardhshme të punës. Një vlerësim që bëhet në bazë të intervistave na ndihmon të zgjedhim kandidatin adekuat. Të dhënat më vonë mund të gjinden në të dhënat personale të punëtorit. 
Përmbajta 
• Të dhënat për punonjësin (numri personal i identifikimit, numri i identifikimit për tatime, data dhe vendi i lindjes, vendqëndrimi...)
• Monitorimi i të dhënave të regjistruara në broshurën e punësimi (kohëzgjatja e kalkuluar e shërbimit, shërbimi afat-gjatë...)
• Monitorimi i të dhënave për anëtarët e familjes, të huajt, lejet e punës, kartat e ndryshme, shpenzimet e anëtarësimit në unione;
• Të dhënat për trajnimin e punëtorëve në institucionet zyrtare dhe nga brenda;
• {parametrat e përdorur në kalkulimin e pagave (fushat e zakonshme të përdorura për formulat në kalkulimin e pagave)
• Monitorimi i avancimit dhe promovimeve në karrierën e punonjësit
• Të dhënat për shpërblimet dhe aktet disiplinore
• Sigurimi vullnetar i pensionit shtesë dhe sigurimi i obligueshëm i pensionit shtesë- MSPI
• Moduli për sistematizimin e pozitave të punësimit
• Monitorimi i pushimit (kalkulimi, raportet, historia) sipas formulave të përdorura për kalkulimin e pushimit apo me ftuje (niveli i kompanisë, pozita e punësimit, punëtori) si dhe raportet e zgjedhjeve të bëra korrespoduese
• Monitorimi i llojeve të ndryshme të mungesës nga puna, si p.sh. pushim mjekësorë, pushim studentor... (kalendari, tabela, raport)
• Monitorimi i kohës së punës dhe integrimi i pajisjes së regjistrimit të raportimit (Špica, 4pot)
• Të dhënat për gjenden shëndetësore të punëtorit
• Shëndeti dhe siguria në punë (ShSP) (monitorimi i testeve, përdorimi i pajisjeve të sigurisë, arkivimi i të dhënave të punonjësve)
• Caktimi i aseteve fikse
• Kalkulimi i pushimit dhe raportimi për pushim
• Regjistrat e legjislacionit (klasifikimi standard i profesionit, niveli i arsimimit...)
• Ngjarjet alarmuese (p.sh. datëlindja e punonjësit, skadimi i kontratës, kontrolli mjekësorë)
• Raportet (raportet standarde, shabllonët e raporteve)
• Eksportimi i të dhënave prej shkresave zinxhirore (MS Word dhe OpenOffice Write)
• Moduli i punësimit mundëson lëshimin e kërkesës për plotësimin e pozitës së punësimit (intern, PD-1, ËËË), krijimi i listave të kandidatëve dhe monitorimi i intervistave dhe vlerësimeve të bëra.

Lista e pagave
kontabiliteti i listës së pagave në sistemin PANETHON shquhet nga shkalla e jashtëzakonshme e përshtatjes që mundëson kontabilitetin për lloje të ndryshme të kompanive, marrëdhënieve të punës, të pagesave bazë dhe bonuset e tatimet korresponduese.
paso të keni përcaktuar veglat për kalkulimin e parë, ju mund të prezantoni si lloj të dytë kontabilitet të thjeshtë të listës së pagave dhe futje e njëhershme e të dhënave. të dhënat nga të cilat kalkulohen pagat, merren nga të dhënat personale të punëtorëve dhe regjistrat e vendeve të punës si dhe regjistrat e tjerë korrespodues. Të dhënat për mungesën nga puna, lejimet e transportit, kreditit, shpenzimet e anëtarësimit, sigurimi vullnetar i pensionit shtesë dhe sigurimi i obligueshëm i pensionit shtesë, shpërblimet, gjithashtu transferohen automatikisht.
Moduli i kontabilitetit të listës së pagave, ju ofron poashtu të gjithë formularët e detyrueshëm (formularët REK, tatimi i pagave, 1 ZAP/M, 3, ZAP, ZPIZ-KID-SDČ ...) si dhe një numër i raporteve të tjera, duke përdorur ata mund të hartoni raporte që përmbajnë rekapitullim të kontributeve, të ardhurave, kalkulimeve, kreditove, ID e faturave që duhet t paguhen, dosjen vjetore të punëtorit, dosjen me periudhën e rritur të sigurimit të punonjësit...
Programi mundëson që të lëshoni pagesa duke përdorur formularët që ju i keni përgatitur dhe kalkuluar në listën e pagave. Po e njëjta përmban edhe mjete me të cilat ju postoni listën e pagave në librin e llogarive menjëherë.
Po ashtu informatat personale mbrohen. Ju mund të ndaloni qasjen në informatat e klasifikuara duke caktuar autorizime. 
Përmbajtja 
• Artikujt fleksibil të kontabilitetit – llojet e të ardhurave, kontributet dhe tatimet
• Futja, ndryshimi dhe fshirja e më shumë se një punëtori
• Historia e parametrave mundëson që të bëni llogaritjen sërish (sipas individëve/të gjithë)
• Transferimi i llojeve standarde të të ardhurave në mes të raporteve
• Menaxhimi i kredive afat-shkurte dhe afat-gjate dhe ndalesave tjera (duke marrë parasysh kufizimet e vëna nga Ligji për Ekzekutimin e gjykimit në Çështjet civile dhe sigurimi i ankesave).
• Veglat e përdorura për rikalkulim në mes të shumave neto dhe bruto.
• Lloje të ndryshme të raporteve sipas llojit të institucionit:
o pagesat për pronarët e vetëm, kompanitë dhe institucionet publike (payslip, ISPAP)
• Lloje të ndryshme të raporteve sipas marrëdhënies së punësimit:
o pagë e rregullt (marrëveshje kolektive/individuale, e postuar0
o me përqindje (gazetar, punëtorë kulture...)
o marrëveshje detyre
o shpenzimet e pjesëmarrjes dhe qiraja
o praktikantët dhe puna studentore
• Lloje të ndryshme kontabiliteti bazuar në pagë:
o Bruto paga mujore si bazë
o baza e kalkuluar në çfarëdo valute
o baza e kalkuluar në bazë të pikëve që ka punëtori
o baza e kalkuluar në bazë të vlerësimit
o baza e kalkuluar në bazë të gradës së të ardhurave/pagës
o baza e kalkuluar në bazë të parametrave për pozitat specifike të punësimit
o baza e kalkuluar në bazë të parametrave të vendosur në të dhënat personale
o baza e kalkuluar në bazë të parametrave të qendrave të shpenzimeve
• Lloje të ndryshme të llogaritjes së bonusit:
o pozita të shumta punësimi njëherësh
o anëtarësimi në union nga shumat bruto
o beneficionet
o bonusi i pushimit vjetor
o lejimi i paaftësisë
o shpërblimet për shërbim afat-gjatë
o pagesa e ndarjes
o sigurimi vullnetar shtesë
o sigurimi i obligueshëm shtesë shëndetësorë
o mungesa e papaguar
o historia e punës
o plani i përshpejtuar i pensionimit
o diferenca nga pagës minimale (e kalkuluar dhe paguar)
o pagesat për transport dhe ushqim (duke e konsideruar rrugën poashtu)
o stimulimet e punonjësit
o pushimi mjekësor që i faturohet punëdhënësit
o pushimi mjekësor Institutit të Sigurimit Shëndetësor
• Lista e pagave:
o payslip të ndryshëm
o deklarata të rekapitullimeve të ndryshme
o Formularët M4/M8 (dosja dhe raporti përmbledhës nga punëtorët)
o tatimi vjetor mbi të ardhurat dhe dorëzimi të Administrata Tatimore e RS (DURS)
o tatimi në listën e pagave
o Formularët REK (1, 1a, 1b, 2, tatimet speciale, jo-rezidenciale)
o SP (raportet e kontributeve, raportet e anëtarësimeve, payslips të punonjësve me SP)
o Formularët 1a, 3, 1-ZAP/M , ZAP-STRU/L (eksport si XML)
o Kthim parash nga Instituti i Sigurisë Shëndetësore, të dhënat mjekësore
o Kthimi i parave nga Instituti i Sigurisë Pensionale dhe Paaftësisë, lista e personave me paaftësi
• Përkrahen formularët e zakonshëm
• Përkrahet eksportimi i raporteve në formatin MS Excel dhe Word
• Krijimi automatik i urdhër pagesave (individuale, sipas grupeve për bankën)
• Eksportimi në qendrën e procedimit Bankart (vendosja në dosje dhe raportimi)
• Nxjerrja e të dhënave nga burimet e tjera të ndërlidhura:
o udhëtimet (udhëtimet e papaguara që hyjnë nën Rregullore ose jashtë saj)
o të dhëna personale (informata për punëtorët)
o prodhimtari (parametrat që përdoren në prodhimtari)
o detyrat (informata për mungesën)
o kalendari (informata për mungesën)
• Postim automatik në librin e llogarive
|