Për Datalab Akademinë :: Datalab Albania
 

 
Për Datalab Akademinë
DLA Risi
Qendrat për Trajnim të Certifikuar
Mësimi Online
 
Path:  Datalab Kosova > Akademia  > Për Datalab Akademinë

Akademia e Datalab-it


Akademia e Datalab-it është themeluar në Qershor 2007. Brenda kornizës së aktiviteteve të saja ofron trajnim dhe certifikim për partnerët dhe përdoruesit e fundit të sistemit operues të punës PANTEHON.

 

Trajnimi (kurset, punishtet...) kryhet duke përdorur edhe metodat klasike, formale në klasat e mësimit të Akademisë së Datalab-it (shih orarin në tabelë) nga specialistët përkrahës së produktit dhe instruktorët e certifikuar dhe nëpërmjet të trajnimit online. Trajnimi online është në dispozicion për përdoruesit nëpërmjet të Faqes sonë të Përdoruesit, derisa partnerët marrin trajnim nëpërmjet të Faqes sonë për Partnerë. 

 

 

Akademia e Datalab-it përpiqet që të gjithë pjesëmarrësve t’ju jap maksimumin. Aktivitetet tona synojnë që të plotësojnë zbrazëtirën që paraqitet si rezultat i njohurive të pamjaftueshme dhe mos kuptimit të PANTHEON, duke ofruar trajnim cilësor, në të cilin ka qasje në nivel rajonal dhe materiale mësimore për punë të pavarur.

 

Me qëllim të realizimit të qëllimeve që ne i kemi vendosur, ne kemi përgatitur dhe vënë në dispozicion materialet e para mësimore të cilësisë së lartë që janë kontrolluar dhe redaktuar për PANTHEON dhe kemi filluar me prezantimin e qendrave të autorizuara për trajnim. Qendrat e autorizuara për trajnim – të njohura si Partnerë të Certifikuar të Datalabit për Trajnime – do të ofrojnë trajnime standarde për PANTHEON në të njëjtin nivel të lartë të cilësisë, por me qasje më të madhe në nivel rajonal. Ju lutem shikoni listën e qendrave të autorizuara për trajnime.

 

 

Akademia e Datalabit po ashtu është e vetëdijshme për nevojën e lidhjes me sektorin profesional. Për këtë arsye, brenda kornizës së programit tonë të EDU ne kemi bashkuar forcat me Universitetet dhe institucionet profesionale relevante dhe kemi ftuar ekspertë të njohur që të vijnë e të punojnë me ne. Dhe bashkëpunimi është reciprok. Në fillim të vitit 2008 ne kemi filluar t’ju ofrojmë partnerëve dhe përdoruesve tanë, trajnim profesional të ligjëruar nga profesorë univerzitat dhe ekspert të tjerë. Në të njëjtën kohë ne kemi filluar t’ju prezantojmë PANTHEON-in studentëve dhe profesorëve në universitet të ndryshme dhe kështu ju kemi ndihmuar atyre në shtegun e karrierës dhe kemi kontribuar në përmirësimin e diversifikimit të programeve edukative.

Na bashkangjituni!

 

 

Pa njohuri dhe zotërim të teknologjisë dhe me mundësi të panumërta që paraqiten, do të jetë gjithnjë e më vështirë që të kryejmë punën tonë mirë: me fjalët e një Boliviani të lashtë që thotë ”Gjysmë njohuria është më e rrezikshme se sa të mos kesh njohuri fare”. 

back
  Print       Send to a friend     Sitemap
   
  Datalab Albania Albania Europa Deklarata mbi Privatitetin  Njoftim Ligjorë  Trademarks    
EU (English) Srbija Makedonija
Slovenija Crna gora Bulgaria
Hrvatska Kosova Romania
BiH Shqipëria